Detaje TRONDITËSE nga ngjarja në Fier, 19-vjeçarin e vranë për një ‘like’, arrestohen bashkëpunëtorët!

Policia e Fierit ka arrestuar edhe një 17-vjeçar, Klajdi Muka, në lidhje me vrasjen e djeshme të 19-vjeçarit, Grei Bihuci.

Në njoftimin e bluve sqarohet se i mitur në bashkëpunim me 18 vjeçarin Florjan Muka, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (një LIKE në Tik Tok ndaj një vajze), dyshohet se ka qenë motivi që ka vrarë me thikë Bihucin dhe kanë plagosur një 20-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Të dy personat e arrestuar ishin kushërinj, djem xhaxhallarësh, mbi Klajdi Mukën rëndon akuza e bashkëpunimit në vrasje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i DVP Fier

Vihen në pranga 4 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, autorë të dyshuar për vepra penale të ndryshme.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur reth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

voxnews.al