Detaje tronditëse/ Mjekja e regjistroi abort fëmijën që lindi 24-javëshe, e mbylli në kuti sepse… Halla e foshnjës dëgjoi të qarat pas 3 orësh

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e foshnjës në Pogradec për të cilën u procedua mjekja e maternitetit.

Korrespondentja e Panorama.al, Dhoriela Çule bën me dije se mjekja e klasikoi foshnjën të vdekur pasi nga lindja përpara kohe ajo nuk qante.

Nëna 21-vjeçare me iniciale D. Y. lindi fëmijën në javën e 24 të shtatzanisë, ndërkohë mjekja në kartelë e regjistroi si abort, pavarësisht se fëmija ishte ende gjallë.

Akoma më e rëndë, mjekja e vendosi fëmijën në një kuti dhe e ka lënë në një sallë pasi ajo nuk qante. 3 orë më vonë, motra e babait të foshnjës e cila hyri në këtë dhomë dëgjoi të qarat e fëmijës.

Menjëherë foshnja u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar por nuk ka arritur të mbijetojë.

Babi i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarimin e mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qenë abort.

Ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit teksa policia po vijon hetimet për mjeken e maternitetit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 24 korrik teksa u dërgua në spitalin e Tiranës. Më datë 31 korrik, foshnja nuk ka mundur dot të mbijetonte.