DETAJE TË REJA/ U gjet me plumb në kokë në makinë, bashkëshortja me urdhër mbrojtje për dhunë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në aksin rrugor Lushnje-Fier, ku brenda një makine u gjet i pajetë 38-vjeçari, Betim Kastrati.

Fillimisht ngjarja u hetua për ndonjë vrasje të mundshme, por sipas policisë, Kastrati kishte vrarë veten, në kushtet e depresionit.

Kohëte fundit viktima kishte shfaqur shenja të depresionit dhe nuk shqoërohej me askënd. Kastrati punonte në portin e Durrësit si shoferi i drejtorit dhe ishte babai i dy fëmijëve.

Burime për mediat bëjnë me dije se 38-vjeçari shpesh herë kishte ushtruar dhunë në familje. Bashkëshortja e tij ishte me urdhër mbrojtje dhe prej disa kohësh 38-vjeçari nuk lejohej t’i afrohej.