Detaje të reja nga vdekja e Matthew Perry, aktori i “Friends” përdori mbidozë?
Ndarja nga jeta e aktorit të njohur Matthew Perry, në moshën 54-vjeçare, tronditi të gjithë opinionin publik dhe ka zënë titujt kryesorë të mediave ndërkombëtare. Perry u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos to shtunën. Gazeta “Los Angelos Times” dhe rrjeti “TMZ” njoftuan se aktori ishte mbytur në vaskë.
Po cili ishte shkaku i vdekjes?
Burime nga mediat ndërkombëtare kanë mësuar së fundi se antidepresivët dhe ilaçet kundër ankthit, që ishin vendosur në rezidencën e LA, duke përfshirë pilula për sëmundjen kronike obstruktive pulmonare, mund të kenë shkaktuar vdekjen e aktorit.
Një raport toksikologjik, që po kryhet nga Zyra e Ekzaminuesve Mjekësorë në LA (që kërkon disa muaj për t’u përfunduar) mund të nxjerrë shkakun e vërtetë të vdekjes.
Matthew Perry, ylli i serialit televiziv ‘Friends’, i emëruar disa herë për çmimin “Emmy”, u bë i famshëm me personazhin sarkastik dhe të dashur për publikun, Chandler Bing.
10 sezonet e serialit televiziv ‘Friends’ e bënë atë ndër aktorët më të njohur në Hollywood. Ai interpretoi me aktorët e tjerë të njohur Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, Lisa Kudrow dhe David Schwimmer si gjashtë miq të ngushtë që jetonin në një lagje të New York-ut.
Aktori Perry ishte i hapur me publikun lidhur me betejën e tij me varësinë tek ilaçet dhe alkooli. Në vitin 2022, ai publikoi një libër me kujtime të cilin e fillonte me këtë fjali: “Quhem Matthew, megjithëse ju mund të më njihni me një tjetër emër. Miqtë më thërrasin Matty. Dhe unë duhet të kisha vdekur”.
Seriali ‘Friends’ u shfaq nga viti 1994 deri në vitin 2004, duke fituar një çmim “Emmy” për serialin më të mirë në zhanrin e komedisë në vitin 2002. Gjashtë aktorët formuan një miqësi shumë të rrallë për sezonet e mëvonshme duke siguruar pagesën prej 1 milion dollarësh secili për episod.
Duke folur për skenarin e serialit në librin “Friends, Lovers and the Big Terrible Thing” (Miqtë, të dashuruarit dhe gjëja e tmerrshme e madhe) Perry shkruante: “Ishte sikur dikush të më kishte ndjekur për një vit, duke më vjedhur batutat, kopjuar sjelljet e mia, fotokopjuar këndvështrimin tim skeptik, por të mprehtë për jetën. Në veçanti më ra në sy një personazh, nuk ishte se mendova se mund ta luaja Chandler-in. Unë ‘isha’ Chandler.