Detaje të reja mbi ngjarjen në Volos: Kunati ngacmonte edhe të mitura të tjera

Mediat greke kanë publikuar të detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të së martës, ku një 50-vjeçar shqiptar vrau kunatin e tij 33-vjeçar, i cili abuzonte seksualisht me vajzën e tij nga martesa e parë. 18-vjeçarja ka rrëfyer se kërcënohej nga dhunuesi me publikimin e videove dhe fotove intime, në këmbim të parave.

“Autori e ka kuptuar përmasat e pasojave të veprimit të tij dhe e vetmja gjë që e shqetëson është e ardhmja e fëmijëve të tij. Ai pyet vetëm për fëmijët e tij dhe shqetësohet se si do të jetojnë pasi ai ishte mbështetës i tyre. I ka siguruar siguri në jetë, i ka mbështetur financiarisht”, – tha avokati i autorit.

Në mbështetje të pretendimeve të 18-vjeçares, kanë dëshmuar dhe motrat e saj, ndërkohë që mësohet se mbi ngjarjen kanë pasur dijeni edhe persona të tjerë për këto detaje. Në një prononcim për televizionin ASTRA, Alexis Kougias, pjesë e mbrojtjes së autorit të vrasjes, tha se “ka një element tronditës” në çështjen që pritet të zbardhet në ditët në vijim.

“Ka një element tronditës, që është element zyrtar. Nuk dua të zbuloj asgjë më shumë. Megjithatë, ka një element që në një moment të pakundërshtueshëm, para se njeriu që unë mbroj të kryente aktin e kundërligjshëm pasi kishte mësuar se çfarë po kalonte vajza e tij, ajo ia kishte treguar më herët profesorit të saj në universitetin që ndjek”, theksoi z. Kougias.

Njëkohësisht persona nga ambienti i afërt i 18-vjeçares nxjerrin në dritë fakte të reja. Një mikeshë e saj raporton se 33-vjeçari e vizitonte në shkollë dhe e priste jashtë.

“Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Më herët ai ngacmonte vajza të tjera, madje ajo kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bën se ajo është shumë më e vogël se ai. Në përgjithësi ngacmonte vajza nën 18 vjeç”, – rrëfen shoqja e 18-vjeçares. /bw

Lapsi.al