Detaje të pathëna nga dasma sekrete e Jona Kalemaj e “Big Brother”

Finalistja e “Big Brother 7” Jona Kalemaj, e cila u bë nënë për herë të parë verën e kaluar, vesh fustanin e bardhë këtë muaj në dasmën sekrete të panifikuar më 16 gusht në qytetin bregdetar të Vlorës. Një ditë më vonë, edhe pse tashmë është nënë ajo do të shkojë e veshur nuse në shtëpinë e partnerit, i cili e organizon ceremoninë e tij më 17 gusht. Jona u bë nënë për herë të parë nga bashkëjetesa me të dashurin që njohu pas daljes nga “Big Brother”, një biznesmen nga Vlora. Pas përfundimit Jona gjeti njeriun e duhur, me të cilin ngeli shtatëzanë në muajin e shtatë të lidhjes. Një vit pasi u bënë prindër çifti planifikuan dasmë krejtësisht tradicionale në qytetin bregdetar të Vlorës, ku dhe Jona nisi bashkëjetesën pas lidhjes me të dashurin. Vajza nga Elbasani u kujdes që kjo festë familjare e saj të mbetet një sekret deri në ditën e organizimit. Në rrjetet sociale ajo poston shpesh foto nga pushimet në Karaburun, destinacioni më i preferuar së fundmi nga vajzat e njohura. Bie në sy fakti që vetëm një vit nga ardhja në jetë e vajzës, ajo duket super në formë dhe e kuruar në çdo detaj. Që nga periudha e njohjes me partnerin e deri tani, Jona është kujdesur që të mos postojë asnjë foto ku ai të shfaqet plotësisht me fytyrë, një zgjedhje e të dyve për të mos u ekspozuar plotësisht.