Detaje/ Si bashkëpunëtoret e Tires tentuan të fshihnin skandalin, prokuroria zbulon se kishin fshirë…
Infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Pas zbulimit të skandalit tek “Shefqet Ndroqi”, prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për 3 infermieret dhe sanitaren që kishin ngritur një skemë të mirfilltë kriminale dhe çnjerëzore bashkë me Tire Alldervishin.
Në tentativë për të mbajtur të fshehtë skandalin ku u zhvasnin lekët pacientëve, Sheqerije Koçi, Sidorela Çela, Mira Bushi dhe sanitarja Rukije Hoxha kishin fshirë komunikimet me Tire Alldervishin.
Skandali u zbuluar fillimisht përmes sanitares Tire Alldervishi. Duke u hequr si infermiere, ajo i kishte zhvatur familjares së një pacienteje 8 milionë lekë të vjetra.
Por Tirja nuk kishte vepruar e vetme. Skema kriminale funksiononte në bashkëpunim edhe me 4 të arrestuarat e tjera, të cilat i ndanin paratë me njëra-tjetrqn. /Gazeta SHQIP