Detaje nga vrasja horror në Korçë, konflikti mes viktimës e autorit nisi për një vend në varreza
Një vrasje horror ka tronditur sot Korçën. Një shitës ambulant bananesh është qëlluar me sëpatë në kokë nga një bashkëfshatari i tij, në mes të qytetit. Viktima është Dashnor Osmani nga fshati Pocestë, ndërsa autori është identifikuar si bashkëfshatari i tij Zamir Topi. Ky i fundit është kapur në flagrancë nga policia, disa metra larg vendit të ngjarjes.
Sipas “BalkanWeb” viktima dhe autori ishin prej pak kohësh në një konflikt me njeri-tjetrin. Burimet policore bëjnë me dije se dy bashkëfshatarët ishin konfliktuar fillimisht për një varrezë. Vendi i varrezës i zënë nga viktima, ka qenë shkaku që bashkëfshatari i tij Zamir Topi ka shkuar sërish sot në vendin ku shiste Osmani, dhe pas një debati verbal e ka qëlluar me sëpatë në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Pritet që dëshmia e Topit të hedhë më shumë dritë për ngjarjen horror që ndodhhi sot në Korçë. Dëshmitarë të saj u bënë shumë kalimtarë të rastit si dhe tregtarë që ushtrojnë aktivitetin në zonë. /Blitz.al/