
Detaje nga sulmi ndaj Top Channel/ ‘Range Rover-i’ i autorëve u vodh në Shkodër
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Për pasojë humbi jetën roja i sigurisë, Pal Kola. 60 vjeçari po ngrohej brenda kabinës në momentin kur e ka kapur breshëria e plumbave.
Nga të dhënat paraprake, autorët kanë lëvizur me një automjet tip Range Rover, i cili rezulton se është vjedhur në Shkodër. Plumbat janë derdhur në katin e parë dhe dytë të godinës si edhe në kabinën ku ndodhej roja, i cili mori një plumb dhe ndërroi jetë pak minuta pas ngjarjes së rëndë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se kanë qenë tre persona në makinë. Mjeti Range Rover u gjet më pas i djegur në Golem, brenda të cilit ndodheshin edhe dy kallashnikov.
/abcnews.al