Detaje nga ngjarja në Delvinë: I fashuar nga koka te këmbët, 12-vjeçarin e sulmuan 6 qentë e kopesë, po ruante delet
Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Delvinë, ku një 12-vjeçar u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte kafshuar nga qentë.
Ndërkohë, ditën e sotem detaje të reja janë bërë me dije për mediat. Mësohet se 12-vjeçari, Zenel H, nga fshati Rusan i Delvinës, ka qenë duke ruajtur delet në momentin që gjashtë qentë e një kopeje tjetër e sulmuan.
12-vjeçari ka qenë duke kullotur vetë bagëtitë, i pa shoqëruar nga asnjë i rritur. Burime nga spitali bëjnë me dije se i mituri iu nënshtrua mbrëmjen e djeshme një ndërhyrje krirurgjikale dhe fatmirësisht gjendja e tij është stabilizuar.
Nga pamjet e siguruara nga Report TV, 12-vjeçari shihet teksa ka plagë të shumta në të gjithë krahun dhe është i fashuar në këmbë, krah dhe kofshë.
Prindërit e të miturit lidhur me këtë ngjarje kanë bërë denoncim në polici, ndërkohë para efektivëve po japin dëshmi babai i 12-vjeçarit dhe çobani.