Detaje nga ngjarja e rëndë në Klos/ Viktima kishte profilin e vajzës, pesë ditë më parë e reja është takuar me kushëririn e 17-vjeçarit
Një ditë pas tragjedisë me tre të vdekur, gazetarja Dorjana Bezat ka udhëtuar sot drejt Klosit. Për Top Channel, Bezat zbuloi detaje të reja nga marrëdhënia e dy të rinjve, e cila u bë mollë sherri mes familjeve e që përfundoi me bilancin tragjik.
Nga informacionet e mbledhura atje, ajo tha se vajza e Fiqiri Mjeshtrit ka pranuar se ka pasur njohje në rrjetet sociale dhe ka komunikuar me 17-vjeçarin për rreth dy muaj dhe më pas e ka ndërprerë.
17-vjeçari ka vijuar t’i shkruajë. Mesazhet i ka gjetur i ati i cili në muajin korrik ka bërë një takim me Kenad Shirën dhe babanë e tij Ilirin duke kërkuar që historia të mbyllej.
Pesë ditë më parë vajzën e ka takuar djali i tezes së 17 vje֛çarit, Renato Hasula dhe i ka thënë se i ka marrë profilin e Instagramit dhe ka parë fotot dhe komunikimet e saj. Kjo bisedë e ka intimiduar vajzën dhe nuk ka shkuar në shkollë për disa ditë dhe më pas i ka treguar të atit për ngjarjen.
Fiqiri Mjeshtri ka folur në telefon me baballarët e djemve Eglant Hasula dhe Ilir Shira dhe ka lënë takim në qendër të Klosit.
Top Channel