Detaje nga krimi makabër në Mallakastër, një prej djemve përdhunoi gruan 52-vjeçare përpara se ta vriste
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja në Mallakastër, ku Drita Saliaj, 52-vjeç, u mbyt në rezervuar nga nipi i burrit të saj, Luis Saliaj dhe dy shokët e tij Ervis Zotaj dhe Sindi Shehaj.
Në dosjen e prokurorisë, thuhet se 52-vjeçarja është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar. Në dëshminë e tij 16-vjeçari Sindi Shehaj ka rrëfyer se kishin shkuar tek shtëpia e viktimës për të marrë hashah dhe se konflikti kishte nisur për çmimin e lëndës narkotike. 16 vjeçari shprehet se 52-vjeçarja u përdhunua nga 26-vjeçari Ervis Zotaj dhe se më pas e lidhën dhe e hodhën në rezervuar, ku edhe u gjet pas dy ditësh nga policia.
“Gjatë kohës qe po pinte goten e rakisë Luisi, është ngritur me pretendimin se do shkonte në tualet, por në të vërtetë eshte futur ne dhomen tjeter, e ka dale prej andej me nje pako hashash. Kete te fundit e ka lene tek pragu i deres e eshte futur perseri ne kuzhine. Pas kesaj Luisi ka kerkuar qe hashain ta blinte me 50 Euro, ndersa Drita thoshte me 200 Euro. Nderkohe Luisi i ka thene qe te dilte jashte e ta priste tek makina. Kur ka dale jashte ka degjuar te bertiturat e Drites. Eshte afruar tek dritarja dhe ka pare qe Ervisi i ka hequr me dhune pantallonat Drites e pas kesaj ka kryer marrdhenie seksuale me te. Nderkohe qe Ervisi kryente marrdhenie seksuale, Luisi ka dale jashte ku ka gjetur dy litare me te cilet e kane lidhur Driten. Pas kesaj Ervisi dhe Luisi i kane futur ne goje nje shall dhe e kane nxjerre jashte duke e mbajtur ne krahe dhe e kane çuar tek makina e Ervisit. Makinen e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qendruar me Driten ne sediljen e paseme, ndersa Luisi ne sedijen e pare te pasagjerit. Pasi jane nisur Luisi i ka thene te ecte shpejte ne drejtim te rezervuarit”, thuhet në dosjen e prokurorisë.
Krimi i rëndë tronditi disa ditë më parë Mallakastrën. 3 të rinj grabitën, dhunuan dhe më pas kanë mbytur një 51-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliaj. Krimi është pranuar nga 3 tre rinjtë, tashmë të arrestuar dhe në deshminë e tyre jashtë, janë shprehur se u kishte dalë situata jashtë kontrollit. Drita jetonte e vetme, pasi burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Një prej të rinjve, 16 vjeçari Luis Saliaj, ishte nipi i burrit të saj. Shkak për vrasjen, dyshohet se është bërë grabitja e një shume parash që të rinjtë mendonin se gruaja kishte në shtëpi. Krimi bëhet edhe më i rëndë kur zbulohet se gruaja, i kishte ushqyer pak para se ta lidhnin, e më pas t’a mbytnin në rezervuar.