“Dëshpërim i madh, po kthehet në krizë të fortë”- Vikena Kamenica tregon si po e përjeton periudhën e pandemisë dhe tregon nëse planifikon të bëhet nënë sërish
Mexosopranoja Vikena Kamenica është shprehur se pandemia e koronavirusit po kthehet në një krizë shumë të fortë po botën artit.
Gjatë një interviste së fundmi, zbuloi se kjo periudhë ka qenë mjaft stresante për të për shkak të anulimit të kontratave të koncerteve.
“Kjo është një situatë botërore, jo vetëm në Shqipëri. Është dëshpërim i madh sidomos për artin, është i pari që preket. Kam folur me kolegët e mi, edhe jashtë dhe po kthehet në një krizë shumë të fortë. Padiskutim që më ka prishur punë. Dy muajt e parë për mua ishin shumë stresantë sepse kontratat, programimet e caktuara u anuluan dhe vështirë për tu shtyrë. Thuhet që do shtyhen por derisa vjen ajo kontrata në dorë dhe firmos, je e stresuar,”– tha Vikena Kamenica.
Por, kjo periudhë stresante për të ka pasur edhe një anë pozitive. Mexosopranoja u shpreh se gjatë kësaj kohe kaq qëndruar me vajzën e saj më shumë se kurrë ndonjëherë.
Megjithatë, tregoi se ajo dhe partneri i saj nuk kanë planifikuar një vëlla ose motër për Kristën për momentin.
“Gjatë kësaj periudhe kam pasur kohën për vajzës si kurrë ndonjëherë që kur ka lindur. Nuk kemi menduar për një vëlla ose motrës se kemi shumë punë, jemi shumë të zënë. Jo, jo,”– u shpreh Vikena Kamenica.
/Panoramaplus.al