Dëshmia: Ish-vjehërri kërcenoi me vdekje Johnny Depp
Babai i Amber Heard kërcënoi me jetë aktorin e njohur hollivudian Johhny Depp. Ai kërcënoi me vdekje aktorin në një telefonatë në vitin 2016, vit kur nisën edhe procedurat e divorcit të çiftit Heard-Depp.
Këto akuza dolën në dritë gjatë betejës gjyqësore mbi paditë 50 milionë dollarëshe që Depp ngriti ndaj ish-bashkëshortes për shpifje ndaj tij.
Amber akuzoi yllin hollivudian se e ka dhunuar gjatë gjithë kohës që ata ishin bashkë por këto akuza janë mohuar totalisht nga Johnny Depp.
‘The Blast’ siguroi një dokument të gjykatës në të cilin përshkruheshin bisedat e Amber me babain e saj të cilat ishin ‘armiqësore’ në momentin që ai kërkoi pagesën e riparimit të makinës së tyre.
Pas këtij momenti, thuhet se babai i saj insistoi që faturat të paguheshin nga Depp dhe e mori atë në telefon duke e kërcënuar se do ta qëllonte.