Dëshmia e menaxherit të lokalit ku Liridona darkoi për herë të fundit

Menaxheri i lokalit, ku Liridona Ademaj, së bashku me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët, konsumuan darkën e fundit, para se kjo e fundit të binte pre e një grabitjeje të stisur ka treguar se ata dukeshin familje e lumtur.

Në një bisede telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, menaxheri shkurtimisht ka thënë, se ata ishin klientë të rregullt dhe dukeshin një familje e lumtur.

Ai shton se për rastin, policia ka marrë të gjitha pamjet e nevojshëm dhe ata nuk kanë më çfarë deklaratash të japin.

“Me rastin vajzës është marrë policia. Po i kemi pasur klientë. Dukeshin të lumtur bashkë më fëmijët.

Policia ka marrë video dhe fotot, ne nuk mund të japim me deklarata të tjera” tha ai shkurtimisht.

Politiko

Me te lexuarat