
Dëshiron të lindë fëmijën e dytë, Khloe Kardashian gjen dhuruesin e spermës
Khloe Kardashian i ka befasuar të gjithë kur zbuloi se ka gjetur dhuruesin e spermës për të mbetur shtatzënë.
“E kam zgjedhur donatorin,”– tregoi ajo vetëm pak ditë pasi u shpreh se dëshiron të bëhet nënë për herë të dytë.
Khloe, e cila kërkon të lindë fëmijën përmes fertilizimit in vitro, tha se donatori i spermës do të jetë ish të dashurit të saj tradhtar, Tristan Thompson.
Khloe ia bëri propozimin për tu bërë babai i fëmijës së dytë në episodin e kaluar të Keep Up Ëith Kardashians.
“Po bëj injeksione hormonale për rreth 5 ditë. Procesi ka shkuar mirë,”- u tregoi ajo motrave të saj.
Tristan dhe Khloe janë prindër të një vajze, True por ata i dhanë fund lidhjes pas tradhtive të shumta të basketbollistit.
/Panoramaplus.al