“Dëshira juaj është urdhër”, Olti Curri i jep përgjigje pyetjeve për “Përputhen”

Olti Curri publikoi mëngjesin e sotëm mesazhet e ndjekësve lidhur me “Përputhen”. Pas disa javësh mungesë, a do të rikthehet opinionisti në format?

Përgjigjen, Curri e dha pak minuta më parë. “Dëshira juaj është urdhër”, ka shkruar Olti, duke zbuluar kështu rikthimin. “Trotuar” dhe “Përputhen” janë dy rubrikat që opinionisti do të rikthehet çdo të diel.

Me foton ku shihet krah Nevina Shtyllës, ndjekësit e formatit tashmë janë sy e veshë tek Olti. Dhe duke marrë parasysh si i ‘trazon ujërat’ Curri, në “Përputhen” kishin munguar komentet pikante praj javësh. /News31.al