“Desh e humba krahun”, Arjan Konomi lajmërohet nga spitali

Gazetari dhe opinionisti i mirënjohur, Arjan Konomi ka pësuar një aksident teksa po qëndron në Jordani.

Si pasojë ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje emergjente kirurgjikale për të riparuar dëmin. Operacioni u krye në një nga spitalet e shtetit arab.

Lajmin e dha vetë Konomi me anë të një postimi në Instagram.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jotë mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi. Ndodhem në spitalin e Amman-it. Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem. Nuk di çka t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye”, thotë ai nga shtrati i spitalit në një video në Instagram. /Prive.al