“Derisa vdekja të na ndajë”, e veshur me FUSTAN NUSËRIE, Giovanna surprizon partnerin Amarildo Nikolli në burg (VIDEO)

Prej afro një viti, Amarildo Nikolli, 35 vjeç ndodhet në qeli, si i përfshirë në ngjarje kriminale, ndërsa ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, si dhe ka përmendur emra të njohur të botës së krimit.  

Nikolli gjithashtu është mjaft i njohur edhe në rrjetet sociale, kryesisht në Tik Tok përmes partneres së tij, Giovanna Nikolli. Kjo e fundit herë pas here surprizon të dashurin e saj në ambientet e burgut 313 në Tiranë

Surpriza që bëri bujë ishte ajo me  dronin pranë burgut të sigurisë së lartë, vetëm për të filmuar Amarildon në ambientet e ajrimit.

Por këtë herë Giovanna ka zgjedhur të shkojë ndryshe para portës së burgut, e veshur me fustan nusërie.

Në një video të publikuar nga vetë ajo në rrjetin social “Tik Tok”, Giovanna shkruan se është përvejtori i dytë i lidhjes së tyre.

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndajë. Gëzuar 2 vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, ka shkruar Giovanna krhas videos së publikuar në rrjetet sociale.

liberale.al