“Deri sa të kem frymë do…” Mariana Kondi flet për përplasjen me ish-ministren e Kulturës
Aktorja e mirënjohur shqiptare, Mariana Kondi ishte e ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa. Gjatë intervistës, Kondi rrëfeu detaje nga jeta e saj, nga fillimi i karrierës, projektet e saj ndërsa u ndal gjithashtu dhe te përplasja me ish ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Pak kohë më parë, aktorja dhe ish ministrja u përplasën gjatë një mbledhjeje së zhvilluar nga kryetari i bashkisë së Tiranës me aktorët për çështjen e Teatrit.Aktorja e drejton gishtin ndaj ish ministres për largimin e saj nga Teatri.
“Drejtori është një hiç, një njeri që është turp ta zësh me gojë. Në fakt, unë derisa të kem frymë do t’i mësoj fëmijët që dikur ka qenë një ministre e Kulturës që vetëm kulturë nuk ka, do t’ju tregoj se si i largonte nga puna njerëzit.
Do t’jua mësoj deri në frymën e fundit. Unë nuk kam nevojë të bëj teatër. Është një punë e shkëlqyer të merresh me fëmijët dhe t’i mësosh se si të aktrojnë. Ama këtë gjë do ta çoj deri në fund se si dikur ka qenë një ministre që hiqte nga puna njerëz të aftë.”, u shpreh Kondi.
/abcnews.al