Deputetja shqiptare hyn sot në sallën e operacionit, i dashuri i saj postim prekës: Do shihemi shumë shpejt, zemra ime

Deputetja e Kosovës Adriana Matoshi, hyn sot në sallën e operacionit duke shpresuar që gjithçka do të shkojë mirë. Aktorja e ka bërë të ditur lajmin disa ditë me parë nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku ka treguar së është diagnostikuar sërish me tumor në kokë.

Ditën e sotme ka reaguar gjithashtu dhe i dashuri i saj Keith Grovenveld më anë të një postimi në “InstaStory” ku i thotë Adrianës se “Zoti është me ty zemra ime, do të shihemi shumë shpejt”.

Nuk është hera e parë që futbollisti bën postime të tilla për artisten. Ai nuk kursehet duke i shprehur dashurinë e madhe që ka ndaj saj. Rreth një muaj më parë ai postoi në “Instagram” një foto bardh e zi krahë saj në të cilën shkruantë:

“Dashuria ime! Nuk kam fjalë ta përshkruaj se çfarë jë ti për mua. Gjitheçka që unë dua të thëm është faleminderit që erdhe në jetën time. Shpresoj ta shohim njëri-tjetrin shumë shpejt përsëri dhe të krijojmë më shumë kujtimë të paharrueshme. Te dua!”

Adriana qëndroi krah partnerit të saj pavarësisht paragjykimeve rreth ngjyrës së lëkurës dhe moshës se Groeneveld. Ajo ka treguar gjithasht se ka pasur miratimin e femijëve të saj në lidhjë me marrëdhënien me Keith.