Denoncohet në polici lojtari i Real Madridit, goditi me grusht kundërshtarin
Mesfushori Valverde dhe Alex Baena u përfshinë në një ngjarje të turpshme pas përfundimit të takimit Real Madrid-Villareal një ditë më parë.
Mediat spanjolle kanë raportuar se futbollisti i Realit ka goditur me grusht lojtarin e Villarealit në parkimit e stadiumit teksa ky i fundit po i drejtohej autobusit. Gjithçka nisi në fushën e lojës, ku sipas mediave në Spanjë, Alex Baena dyshohet se ka mallkuar lojtarin uruguaian. “Qaj se fëmija yt nuk do të lindë”, dyshohet të kenë qenë fjalën e Baenas ndaj Valverdes, bashkëshortja e të cilit është shtatzënë. Ai e priti kundërshtarin e tij në fundin e ndeshjes dhe e goditi atë me grusht.
Për ngjarjen ka reaguar klubi i Villarealit mbrëmjen e së dielës duke thënë se tashmë Alex Baena ka bërë denoncim në polici.
“Lojtari ka vendosur të bëjë denoncimin përkatës ndaj agresorit pranë Policisë Kombëtare. Edhe një herë, Villarreal CF tregon refuzimin e tij ndaj çdo akti dhune dhe beson fort në versionin e lojtarit të tij, të cilin do ta mbështesë gjatë gjithë këtij procesi”, thuhet në reagim. Ndërkohë, deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Valverdes dhe as nga klubi i Realit të Madridit.