Dëmtoi rëndë Van Dajkun, portieri i Evertonit rrezikon të dënohet me…
Ndërhyrja e rëndë e Pikfordit ndaj Van Dajkut, ende mund të sjellë dënimin e portierit të Evertonit. Faulli i rëndë ndaj mbrojtësit të Liverpulit nuk u penalizua, ndërsa VAR pa më parë një pozicion jashtë loje të holandezit.
Gjyqtari i ndeshjes, Majkëll Oliver dhe ai i VAR-it, Dejvid Kut, nuk e konsideruan incidentin një faull të rrezikshëm. Por sipas “Mirror”-it, Federata Angleze mund të vendosë ende ta dënojë portierin me 3 ndeshje nëse rishikohet vendimi.
FA mund ta dënojë një lojtar për vendimet që i shpëtojnë si arbitrit të ndeshjes ashtu edhe trupës gjykuese të VAR-it. Por më parë, FA do të presë raportin e Oliverit përpara se të vendosë nëse atij i ka shpëtuar incidenti në fjalë.