Demi Rose: Kam kaluar një jetë të vështirë

Demi Rose është ndër modelet e njohura në rrjete sociale, ndërsa komentohet për linjat trupore.

Demi është mjaft e kërkuar në fushën e modelingut, por para këtij suksesi qëndron diçka që nuk është dëgjuar më herët, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së djeshme ajo ka shpërthyer me të qara, ndërsa tregonte se është abuzuar dhe përqeshur gjatë studimeve.25-vjeçarja ka rrëfyer një ngjarje të tillë përmes rrjetit social Instagram, teksa u ka treguar të vërtetën 14.2 milionë ndjekësve të saj.

Demi kishte pasur probleme me zemër gjatë vitit 2018, pasi babai i saj, Barrie kishte ndërruar jetë, kurse disa muaj më pas edhe nëna e saj. “Jo secila ditë është e mirë. Jo çdoherë ndihem e lumtur sikurse një ditë më parë, por është në rregull të ndihem kështu. Ne jemi njerëz”.

“Është shumë e vështirë për mua të përballem me të gjitha këto ndryshime, se si duhet të rritesh dhe të jesh i fortë. Jo gjithçka është perfektë. Jo gjithmonë e dua veten”, është shprehur ajo.

Përpos kësaj, Demi ka ndarë me fansat abuzimet dhe bulizmin, që ka kaluar gjatë shkollimit të saj. “Nuk desha të hapem se në çka kam kaluar, por unë ende vazhdoj të përballem me to”.“Duke filluar nga abuzimi si fëmijë, të jesh pre e bulizmit, lëndimi nga lidhjet e dashurisë që nuk ke menduar që do të ndodhin e deri te humbja e personave të dashur.

Sidoqoftë, pas të gjitha këtyre ajo u ka bërë thirrje fansave të saj që të mbështesin veten, pa marrë parasysh se çka iu ndodhë në jetë.