Demi Moore: Ja pse pranova të kryeja marrëdhënie treshe

Në një intervistë pak ditë më parë për “Inside Out”, Demi Moore zbuloi disa nga sekretet e saj më të errëta për të cilat ka shkruar edhe në librin e saj të ri.

Aktorja rrëfeu se ish-bashkëshorti, Ashton Kutcher, e tradhëtoi dy herë përgjatë martesës së tyre 8-vjeçare, me Brittney Jones-in dhe Sara Leal- in, e se është ndjerë e detyruar nga ai për të kryer marrëdhënie treshe.

Demi-2

E ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, 56 vjeçarja ka shpjeguar më shumë se pse e pranoi një gjë të tillë.

“Ai shprehu një fantazi të tijën dhe ishte pjesë e përpjekjeve të mia për t’a kënaqur dhe të bëja atë që ai donte,” shprehet Moore.

Demi gjithashtu tregoi se pavarësisht problemeve, po tentonte shumë që t’a shpëtonte martesën.

Demi-3

“Ndjehesha sikur kisha krijuar një varësi ndaj tij në një mënyrë që nuk e kisha menduar kurrë. Nuk e kisha patur kurrë një varësi të tillë,” tha aktorja.

Top Channel