Demi Lovato më e dashuruar se kurrë, i dedikon këto fjalë djalit që i ka marrë zemrën

Prej disa kohësh, këngëtarja e njohur, Demi Lovato ka treguar se po jeton historinë më të bukur të dashurisë me partnerin e saj, Max Ehric.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto me të ku duket se po shijojnë detin dhe hënën, krah të cilës ka shkruar: “Kjo mund të jetë fotoja ime e preferuar e neve të dyve për shumë gjatë. Faleminderit që më bën më të lumturën, të dua kaq shumë”.

Të njëjten foto e ka ndarë edhe Max në ‘Instagram’, duke e quajtur Demin dashurinë e tij. Fansat kanë lënë një sërë komentesh duke theksuar se dyshja duket mjaft bukur bashkë dhe duke i komplimentuar për marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë se Lovato vendosi ta kalojë periudhën e karantinës me Ehric, moment në të cilin ku dhe pranuan lidhjen e tyre të dashurisë.

revistawho.com