“Demi kur futet në pallat, nuk bëhet mbret. Por pallati bëhet stallë”. Erdogan ndëshkon gazetaren për ta bërë shembull
“Demi kur futet në pallat, nuk bëhet mbret. Por pallati bëhet stallë”. Kjo ishte fjala e urtë popullore për të cilën gazetarja Turke rrezikon dhe me siguri do marrë një ndëshkim.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, nuk e ka harruar fyerjen e gazetares Sedef Kabaska. Ai shtoi se ajo nuk do të rrijë pa u ndëshkuar për fjalët që ka thënë.
Gazetarja Sedef Kabas u ndalua nga policia turke në shtëpinë e saj javën e kaluar, pak orë pasi kishte bërë komente të cilësuara “fyese” gjatë transmetimit live.
Kabas shkruante në Twitter: “Demi kur futet në pallat, nuk bëhet mbret. Por pallati bëhet stallë”. “Kjo shkelje nuk do të kalojë pa u ndëshkuar”, tha Erdogan në një interviste të transmetuar në televizionin privat NTV.
“Fyerja këtu nuk është për mua, por për zyrën që unë përfaqësoj. Këtu është vënë në shënjestër shteti, presidenti që sundon shtetin dhe zyra e presidencës. Çfarëdo që të kërkojë ligji, do të bëhet. Nuk ka të bëjë fare me lirinë e shprehjes,” tha Erdogan.
Redaktori i kanalit Tele1 Merdan Yanardag kritikoi arrestimin e zonjës Kabas. “Ndalimi i saj brenda natës në orën 2 të mëngjesit për shkak të një proverbi është i papranueshëm,” tha ai. Ai tha gjithashtu që “ky qëndrim është një përpjekje për të frikësuar gazetarët, mediat dhe shoqërinë”.