Demet Ozdemir u përgjigjet akuzave për operacione plastike: Ku ta gjej kohën?
Demet Ozdemir ka pësuar një ndryshim të madh në pamjen e saj vitet e fundit prandaj dhe në rrjete sociale është diskutuar se aktorja ka kryer operacione plastike dhe botoks. Në një intervistë të fundit për “Magazin D”, Demet ka hedhur poshtë këto lajme dhe ka treguar se ndryshimin e ka pësuar me kalimin e viteve.
“Kam 9 vite që bëj seriale. Ku ta gjej kohën të bëj operacione? Marrin fotot e mia 16 vjeç dhe i vendosin pranë fotove 30 vjeç. Sigurisht që nuk janë e njëjta gjë! Po më bëjnë shumë presion. Unë shtoj peshë dhe humbas peshë. Heqja e vetullave gjithashtu ndikon në fytyrë. Nuk kam as botoks. Bëj shumë shprehje të fytyrës gjatë roleve të mia dhe nuk kam në plan të bëj botoks deri 40 vjeç sepse mendoj që do jetë e vështirë për të aktruar. Thjesht bëj joga për fytyrën”-tha aktorja.