‘Demaskove burrin në BBV!’ Debat i ashpër mes Ronaldo Sharkës dhe Palomës

Një debat virtual ndodhi ditën e diel mes Rudina Demneri e njohur si Paloma dhe Ronaldo Sharkës. Gazetarja ishte e ftuar për në “DWTS Fan Club”, ku u shpreh se Ronaldo bën mirë të prezantojë programin “Mos i bjer me top” sepse kërcimi nuk është fusha e tij. Paloma shtoi se kur dikush nuk e zotëron vetë një aftësi të tillë nuk ka as përse të paragjykojë të tjerët.

Pas kësaj, i menjëhershëm ishte reagimi i Ronaldos i cili përmes disa shkrimesh në Instagram u shpreh:

“Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht.”

Ndërkohë, Paloma u përgjigj duke thënë se nuk ka bërë operacione plastike dhe se ajo u mor me kërcimin jo me karrierën e Ronaldos.

Ata së fundmi janë përplasur në Top Albania Radio. Në emisionin “Pardon My French” ata kanë debatuar ashpër, ku nuk kanë munguar ofendimet.

Paloma: Por në këtë formën që ti e ke nisur karrierën tënde e ke gabim. Unë nuk kuptoj se çfarë janë operacionet plastike tek Paloma, të sugjeroj që në programin tënd që e moderon kaq bukur dhe unë jam fansja jote, të marrësh një kirurg plastik dhe të më evidentojë mua, unë jam njeriu më i thjeshtë dhe unë atje kam dalë atë ditë me flokë pa krehur sepse kam një familje që e mbaj nga mëngjesi deri në darkë dhe e kam zgjedhur vetë karrierën time.

Ronaldo: Pse të dogjën kaq shumë ty operacionet plastike dhe del nëpër Story dhe thua unë përdor vetëm vitamina. Kur ti je bërë si Donatella Versace shpirt.

Paloma: Ronaldo Sharka harroi që unë në asnjë moment të tij nuk e kam prekur profesionalisht thjesht është një kompeticion kërcimi që mua Ronaldo nuk më duket personi i duhur për të kërcyer. Nga ai mllefi yt i operacioneve të mia plastike dhe aq më tepër të më gjykosh ti punën time ku më ka duartrokitur një Shqipëri e tërë sepse kam luftuar që fëmijë dhe më ka zgjedhur tjetërkush që të jem në atë pozicion dhe dua unë të jem në këtë pozicion që jam tani.

Ronaldo: Lëri ironitë se edhe unë di të them më mirë të bësh këtë sesa të dalësh dhe të demaskosh burrin tënd në BBV.

Paloma: Kur të kalosh jetën time dhe përvojën time ti si nënë dhe si grua që sa kam investuar unë për ta mbajtur fort atë familje atëherë do flasim.

Class