Delinda Disha, shtatzënë për herë të dytë

Aktorja e humorit, Delinda Disha është sërish në pritje të ëmbël të jo një, por dy bebushave! Lajmin e konfirmoi vetë aktorja përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit.

Në foton familjare të postuar, Delinda shfaqej me të barkun e rrumbullakosur e rrethur nga bashkëshorti dhe djali i saj i madh, 5-vjeç.

Aktorja e “Klanifornias” e zbuloi përmes një komenti se është në pritje të binjakëve, pasi dikush e pyet në lidhje me bebushin.

“Po, dy binjakë!”– përgjigjet ajo, duke konfirmuar kështu se së shpejti do të bëhet nënë e tre fëmijëve.

Anabelmagazine