Delinda Disha: Me Eldon po planifikojmë fëmijë të tjerë, familjen e vendosim mbi karrierën

Klotilda Harka/ Ndezi reagime për rolin e Shote Galicës, por Delinda Zhupa ka argumente profesionisteje për të mbrojtur personazhin e saj. Thotë se bëri lëvizjen e duhur në kohën e duhur, për të mbyllur një kapitull me show-n “Portokalli” e për të nisur një të ri me “Klanifornia”. 

Për rolet që do më shumë, imitimet VIP, partneritetin në punë me bashkëshortin skenograf dhe planifikimin që po bëjnë për zgjerimin e familjes, Delinda i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Nga “Portokallia” dhe “Klanifornia”, si e ke përjetuar këtë ndryshim dhe çfarë të ka preokupuar me shumë në këtë lëvizje? 

Lëvizje e duhur, në kohën e duhur. Ndihem shumë mirë në një spektakël të ri humori që ka startuar fuqishëm.

Delinda-Disha-2

Që në fillim të sezonit u komentove për rolin e Shote Galicës, ku t’u desh edhe të jepje shpjegime në rrjetet sociale. Çfarë të mërziti dhe si mund të ishte një version i Shote Galicës që të kënaqte kosovarët?

Asnjë version tjetër. Personazhet historike gjithmonë kanë nevojë për vëmendjen e artistëve dhe politikës, sepse janë lënë në harresë. Mendoj se bëra më të mirën time, pa dashur të cenoj askënd dhe s’kisha për qëllim ofendimin apo ndonjë gjë tjetër, si edhe e servirën disa ‘port’hale‘.

E ndjek tani show-n dhe mendon se të ka zëvendësuar më së miri nusja e re, Arjola Demiri, te “Çifti i lumtur”? 

Pa dyshim që e kam parë, por në këtë rast mendoj se s’shkon fjala zëvendësim, por njëfarë zgjidhjeje. Por që i uroj shumë suksese! Ndërkohë në spektaklin aktual, cili është roli që mendon se është pëlqyer më shumë nga publiku dhe roli që të ka pëlqyer ty vetë? Publiku pëlqen me sa kam vënë re, Betin e Kombinatit. Një personazh që u bë hit me batutën: “Mos më nervozo!”. Ndërsa unë i kam personazhet njësoj, i luaj me shumë dëshirë dhe pasion.

Delinda-Disha-3

Në këtë projekt punon me bashkëshortin skenograf. Është e vështirë ta kesh partnerin koleg? 

Në rastin tonë s’është problem. Tani puna ka stresin e vet, por unë e kam Eldon mbështetje të madhe.

Në “Portokalli” more famë duke filluar nga roli i psikologes dhe deri tek imitimi i figurave të ekranit apo politikës. Cili prej atyre roleve të mungon? 

S’më mungojnë, sepse nëse dua të shoh diçka, e shoh në “Youtube”. Kohët kanë ndryshuar. Ato janë pjesë e galerisë sime të personazheve. Karrierën e kam përpara, do bëj shumë e shumë të tjera dhe të suksesshme besoj.

Të jesh një vajzë me humor, mendon se është tërheqëse për seksin tjetër, apo meshkujt mendojnë se zotër të batutave dhe të humorit janë vetëm ata? 

S’di të them, besoj se është pyetje që i duhet drejtuar seksit tjetër.

Delinda-Disha-4

Ia ke vënë syrin ndonjë personazhi VIP nën lëkurën e të cilit mund të shfaqesh në ekran? 

Është çështje momenti. Nuk është se dua unë të imitoj një VIP. Duhet të jetë koherent me ngjarjet që jetojmë dhe të jetë një personazh që ka tipare imitative dhe të jetë karakter.

Me bashkëshortin, Eldon, çfarë ju bashkon dhe ju ndan në tip? 

Na bashkon dashuria jonë Dasantini e shumë e shumë gjëra të tjera. Nuk na ndan asgjë.

Shfaqeni si një familje e lumtur. Diskutoni për fëmijë të tjerë, apo do të mjaftoheni me djalin tuaj në mënyrë që të keni më shumë kohë për karrierën? 

Sigurisht që diskutojmë. Jemi për një familje të madhe. Jemi për planifikim familjar, sigurisht. Edhe karriera ka rëndësinë e vet, por kryesorja është familja.

PANORAMAPLUS.AL