
Delinda Disha braktis “Portokallinë” për emisionin e Marina Vjollcës në “Tv Klan”
Aktorja e humorit Delinda Disha mësohet se i është bashkuar spektaklit më të ri që do të nisë në “Tv Klan”, “Klanifornia Show”.
Disha, e cila numëron një sërë rolesh të suksseshme në shoun “Portokalli”, i bashkohet kështu një sërë aktorëve të tjerë të famshëm, që do të bëhen pjesë e spektaklit, që do të drejtohet nga Marina Vjollca.
Vetëm pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se Marina Vjollca do të ishte pjesë e shout më të ri në “Tv Klan”,i cili përveç të ftuarve do të ketë në qendër të tij edhe humorin së bashku me kastin e aktorëve të “Duplex”./revistawho.com
