Delet konsumojnë 300 kg kanabis në Greqi, pronari i fermës: Janë bërë të çmendura

Pas stuhisë “Daniel” shumë gjëra ndryshuan për banorët në Volos. Por si duket, kaosi nuk preku vetëm në jetët e njerëzve, por edhe ato të kafshëve.

Mediat vendase raportojnë se një tufë delesh të cilat, në mungesë të ushqimit të tyre të zakonshëm, konsumuan jo pak por mbi 300 kg kanabis.

Tufa e deleve u gjetën, tërësisht nën ndikimin e bimëve narkotike që kishin konsumuar, brenda një sere ku kultivohej kanabis mjekësor.

“Unë jam shumë mirë, por akoma më mirë janë delet. Janë bërë të çmendura. E shohin çdo gjë me ngjyra,” tha me shaka pronari i serës, Yiannis Bourounis duke folur për protothema.

Bourounis shtoi po ashtu se delet kishin nisur që të kërcenin më lart se dhitë teksa shpjegonte sesi ndodhi incidenti.

“Ne jemi sera më e madhe e kanabisit në Europën qendrore dhe atë lindore. Humbëm 80% të prodhimit për shkak të përmbytjeve. Teksa po tentonim të shpëtonim sa të mundnim, pamë dele dhe dhi të konsumonin bimët e serës tonë.”

Siç shpjegoi ai, tufa u fut në serë për të kërkuar ushqim pas përmbytjeve.

“Ato konsumuan bimët e kanabisit pasi i gjithë ushqimi i tyre u shkatërrua…”

Sfida më e madhe më pas ishte që ta nxirrnin tufën jashtë serës pasi, siç tregon Bourounis, ato nisën të kërcenin më lart se dhitë.

ABCnews