Del VIDEO/ Kur gjyqtarja e Elbasanit konkurronte për Miss Shqipëria 2003
Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani në vitin 2003, ka qenë pjesëmarrëse në spektaklin Miss Shqipëria, realizuar nga regjisori Petri Bozo.
Në atë kohë 18 vjeçe, Kapedani vinte nga qyteti i Lushnjës dhe shprehej se merrte pjesë në këtë spektakël për të hedhur një hap drejt së ardhmes.
Sot Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates, pasi në media u publikuan disa video të saj, ku sfilonte brenda gjykatës.
Këto video ishin shkëputur nga rrjeti social Tik-Tok, ndërkohë që vetë gjyqtarja është shprehur se ajo nuk posedonte rrjetet sociale dhe se videot i ishin marrë nga telefoni i saj.