Del VIDEO- Ja si u rrah paparazzi argjentinas nga shokët e Margot Robbie dhe Cara Delevinge
Josey McNamara, producent dhe partner biznesi i Margot, si dhe miku i tij Jac Hopkins, nisën të përlesheshin me parazzi-n vendas Pedro Alberto Orquera, i cili përfundoi përtokë i përgjakur dhe me një krah të thyer.
Modelja Cara Delevingne dhe aktorja Margot Robbie ishin dje protagoniste të një rrahjeje me grushte teksa dy shoqëruesit e tyre producentë të njohur, u arrestuan jashtë një restoranti në Argjentinë. Dy gratë e famshme sapo kishin përfunduar vaktin e tyre luksoz në restorantin e njohur Patagonia Sur në Buenos Aires rreth orës 3 të natës kur një fotograf tentoi të bënte një foto të dyshes.
Josey McNamara, producent dhe partner biznesi i Margot, si dhe miku i tij Jac Hopkins, nisën të përlesheshin me parazzi-n vendas Pedro Alberto Orquera, i cili përfundoi përtokë i përgjakur dhe me një krah të thyer. Mediat vendase kanë nxjerrë pamjet e përplasjes mes tyre.
Dy britanikët u arrestuan dhe dërguan në stacionin e policisë për t’u marrë në pyetje, ndërsa vetë gratë Margot e Cara ishin larguar nga skena e incidentit të dhunshëm.
Pedro thotë tashmë se ka përgatitur padinë për sulmin e paprovokuar. Modelja dhe aktorja britanike Cara, 30 vjeçe, dhe kolegia australiane Margot, 32, ishin duke ngrënë në restorantin e famshme Francis Mallmann kur ndodhi incidenti.