Del VIDEO/ Edhe pse në karantinë nuk mungojnë aksidentet në Tiranë

Edhe pse koronavirusi ka mbyllur në shtëpi pothuajse të gjithë shqiptarët, aksidentet me makina vijojnë. Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore ka publikuar një video, ku shihet një aksident që ka ndodhur në zonën e “Misto Mame” në Tiranë. Sipas HDA makina që aksidentohet ishte duke ecur me 70km/h dhe ishte me semafor jeshil ndërkohë mjeti tjetër që kthehet majtas, hyri kundra-vajtje sepse nuk ka tabelë për t’u kthyer.

Personi që pësoi aksident u gjobit nga policia për shpejtësi, mos respektim të sinjalistikës rrugore dhe dëmtim të semaforit ndërsa ai tjetri që u kthye kundra-vajtje duke i prerë rrugën, as që nuk ndaloi në ato momente kur ndodhi përplasja, dhe nuk ka marrë asnjë gjobë. Në video duket qartë se cili është fajtori dhe kush duhet të ishte ndëshkuar për këtë aksident që mund të kishte dhe pasoja më të rënda.

Aksident në Misto Mame.

#Të_diskutojmë_bashkë…!Kjo është video e një aksidenti të ndodhur në "Misto Mame". Makina që aksidentohet ishte duke ecur me 70km/h dhe ishte me semafor jeshil ndërkohë mjeti tjetër që kthehet majtas hyn kundra-vajtje sepse nuk ka tabelë për t'u kthyer.Personi që pëson aksident fatmirësisht nuk pëson dëmtime fizike, gjobitet nga policia për shpejtësi, mos respektim të sinjalistikës rrugore dhe dëmtim të semaforit ndërsa ai personi tjetër që u kthye kundra-vajtje duke i prerë rrugën, as që nuk ndaloi në ato momente kur ndodhi përplasja, ndërsa policia nuk u mor me të, madje i tha që duhej ta kishe përplasur dhe mos ta kishe devijuar dhe u justifikua se nuk merret dot me të gjithë personat që ecin kundra-vajtje dhe ai shpëtoi pa i hyrë gjemb në këmbë edhe pse ai mund të identifikohej kollaj nga kamerat në rrugë.

Geplaatst door Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore. op Vrijdag 10 april 2020