Del në skenë një tjetër pistë/ “Një shqiptare e zhdukur në Suedi”, është sekreti që dinte Liridona?
Në emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel u diskutua sot sërish për çështjen e vrasjes së Liridona Ademaj në Prishtinë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Shumë është folur por ende nuk dihet një informacion i saktë i arsyes që bëri që Naimi të paguante për vrasjen e gruas së tij.
Gazetari Milaim Zeka në një lidhje skype me emisionin bëri një deklaratë bombë, një pistë që nuk ishte dëgjuar deri më tani.
“Por ka dhe një pistë tjetër. Bëhet fjalë për një grua shqiptare të zhdukur në Suedi, dhe ky ishte një informacion që Liridona e dinte.
E dinte sigurisht Naimi dhe babai i Naimit, Shabani. Për këtë po hetonte dhe policia suedeze.
Ky mund të jetë një nga sekretet që mbante Liridona,” tha Zeka.
voxnews.al