Del në ankand Ferrari i boksierit legjendar, Mike Tyson!

Një Ferrari F50 i zotëruar më parë nga kampioni i boksit në peshat e rënda, Mike Tyson do të ofrohet në ankandin e ‘Gooding&Company’. Siç vlerësohet, makina do të shitet nga 4.5 milionë deri në 5.5 milionë dollarë. Makina është dizajnuar nga Rosso Corse dhe është një nga vetëm 55 shembujt e ndërtuar fillimisht për tregun amerikan.

Në vitin 2001, Mike Tyson ia shiti atë bashkëthemeluesit të Infospace, Kevin Marcus. Gjatë dy dekadave të ardhshme, makina kaloi nëpër duart e disa koleksionistëve. Në maj të këtij viti, pronari aktual e dërgoi atë në Ferrari Fort Lauderdale ku iu nënshtrua një shërbimi madhor që përfshinte disa rregullime. Më shumë se 75 mijë dollarë janë shpenzuar për makinën në gjashtë muajt e fundit.

Pothuajse të gjitha paratë që i fitoi duke luftuar në ring, Mike Tyson i ka shpenzuar për partneret e tij dhe tani është në një situatë delikate financiare. Përveç kësaj, ai gjithashtu ka humbur shumë nga pasuria e tij në festa të ndryshme. Tyson u intervistua në podcastin “The Pivot”, ku rrëfeu se kishte shpenzuar rreth 500 milionë dollarë për femrat që kishte pasur:

Milionat e mi të fundit u shpenzuan për rehabilitimin tim. Nga rreth 500 milionë që fitova si boksier, nuk më kishte mbetur asgjë. Të gjitha shkuan për femrat për 15 deri në 16 vjet. Mendoja se kisha shumë para, por më kanë mbaruar.

Rikujtojmë, se së fundmi ish-kampioni i botës në peshat e rënda, është filmuar së fundmi teksa po ecte me bastun jashtë një hoteli në Nju Jork, gjë që ngjalli shqetësim tek fansat e tij duke pasur parasysh se pak ditë më parë ai përmendi se “data e tij e skadencës” ishte afër.

Top Albania Radio