Del lista e emrave, a do të jenë këta banorët e “Big Brother VIP”?

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i BIG BROTHER VIP ALBANIA ”pas ndërprerjes 4-vjeçare të programit.

Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja Arbana Osmani .

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram është zbuluar se reality-show do nisë më 5 tetor, pra ditën e martë.

Burime të sigurta për Boom News na kanë zbuluar se kush do të jenë konkurrentet e këtij edicioni në Big Brother Vip .

Ja ku po u zbulojm shumicën e konkurrentve që do të futen në shtëpinë më të përfolur në shqipëri.

Rudina Demneri ose emri që e njohim të gjithe Paloma prezantuesja që “ngacmonte” politikanët te emisioni Fiks Fare .

Semi Jaupaj këngëtare e cila ka marr pjesë në Kënga Magjike 2021 me këngën “Jetike” por më shumë njihet nga lidhja e saj me Bojken Lakon e cila ka mbaruar .

Sheila Haxhiraj është një këngëtare dhe autore shqiptare e njohur. Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18 vjeçare Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” në TV Klan.

Arjola Demiri aktorja dhe ish -missi 34 vjeçare nga Tropoja nëna e 3 fëmijve.

Beniada Nishani, është një nga modelet më të njohura në Itali, ku ka pozuar për revista të ndryshme si modele .Ajo u bë e njohur fillimisht për publikun shqiptar pasi pozoi nudo për revistën “Play boy” në Itali

Monika Lubonja Aktore e TK-së, në film ka interpretuar disa role, duke filluar nga viti 1992 është 53 vjeçe por Monika Lubonja sa vjen e rinohet.

Filloreta Raçi ose e njohur si Fifi është këngëtare e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptar.

Granit Cana Bukuroshi që do rrëmbej zëmrën vajzave me bukurin e tij është futbollist, por shpesh i angazhuar edhe në kampanja publicitare si model . Ai është vëllai i Genta Cana.

Kledi Hysa i lindur në Shqipëri në 1983 por i larguar në Bregenez , austria 14 vjeç. Ëndrra e tij ka qënë futbolli por është një model i njohur

Sabiani është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop dhe popullore moderne.

Ilir Shaqiri balerini i njohur

Ardit Çuni (lindur me 30 Dhjetor, 1995) është një këngëtar, prezantues dhe producent televiziv i njohur shqipëtar. Ai u bë i njohur me hite si ”Jena Na’

Elhaid Cufi, 25 vjeç djali shkodran me një pasion të veçantë për të shkruarin, shumë i pëlqyer dhe i komentuar për stilin e të shkruarit

Donald Veshaj është këngëtar i njohur .Donaldi bashkë me të vëllain dhe prezantuesen Bora Zemani filluan emisionin e tyre “3shat”.Donaldi dhe Romeo tani janë moderator të emisionit “Binjakët”. Ai ka qënë në një lidhje me Bora Zemanin por ka mbaruar