Del hapur: Ja çfarë bën Agnesa me të dashurin e saj indian
Jetën private është munduar ta mbaj gjithmonë larg publikut. Madje në paraqitjen e saj të fundit tha se nuk është në lidhje me asnjë person.
Por deklaroi se kurdo që të krijoj një lidhje atë do ta bëjë me një djalë shqiptar.
Në këtë deklaratë të dhënë në emisionin “Shiko kush luan” Vuthaj tha dy të pavërteta. Ai nuk tha të vërtetën kur tha se është “single” e po ashtu nuk ishte e sinqertë kur tha se do të jetë shqiptar i dashuri i saj.
E vërteta është se vajza e rritur një një fshat të Istogut është në lidhje me një 57-vjecar dhe ai nuk është shqiptar por indian. “Missi” që mundohet të paraqitet modeste dhe thotë se nuk joshet nga paratë, është në lidhje me një miljarder i cili kërkohet nga policia për mashtrim, shkruan Magazina.al
34 vjecarja duket se nuk e ka pasur problem moshën. “Dashuria” me milarderin, duket se e ka vërbuar Miss Kosovën, kështu që Agnesa tash po jeton e “lumtur” me njeriun e zemrës 23 vjet më i vjetër se ajo.
Magazina.al ka mësuar se në krahët e Agnesës qëndron miliarderi indian i cili ka biznese në shumë vende të botës, e në mesin e tyre edhe në Dubai.
Sipas informacioneve që ka Magazina.al, biznesmeni 57 vjeçar, Chetaan Sandesara është me origjinë nga India dhe ka jetuar për një kohë në Dubai, ku edhe është njohur me Agnesa Vuthajn.
Tani biznesmeni jeton në Nigeri vend ky që është vizituar nga bukuroshja shqiptare. https://video.gjirafa.com/video-1576685663-mp4-2