Del FOTO: Ky është autori që vrau ish-bashkëshorten në Gjermani, e qëlloi me thikë në parking në sy të motrës
Besmir Ademi nga Mitrovica është i dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij Jetmira Beka, në Aachen të Gjermanisë. Familjarët e së ndjerës kanë thënë se Ademi vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj saj.
28 vjeçarja, nënë e tre fëmijeve u vra nga ish-burri i saj, të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë, ku u godit disa herë me grushte e më pas me thikë nga ish-bashkëshorti. Në momentin e ngjarjes e reja ishte e shoqëruar nga motra e saj, ku edhe kjo e fundit u plagos nga autori.
Viktima Jetmira Beka dhe autori Besmir Ademi kishin rreth dy muaj që ishin divorcuar dhe shkak për këtë ishte bërë dhuna që ai ushtronte ndaj gruas së tij.