Del foto, ky është 19-vjeçari që u vra në Shkodër, sot Erjoni përcillet për në banesën e fundit
Sot përcillet për në banesën e fundit, Erjon Xhenje, 19-vjeçari që u vra pasditen e djeshme me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”.
Erjon Xhenje u qëllua me 5 plumba, të cilët rezultuan fatal, duke i marrë jetën në vend, ndërsa autorët nuk janë kapur akoma.
Ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.
Pak minuta më vonë një motoçikletë u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” dhe dyshohet të jetë e atentatorëve të 19-vjeçarit.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes. /abcnews.al/