Del e vërteta e sëmundjes së Ndriçim Xhepës: Kam një…

Pak ditë më parë të gjithë u mërzitëm, kur lexuan lajmin se aktori i famshëm Ndriçim Xhepa ishte i sëmurë dhe për këtë arsye kishte përfituar një fond kurimi. Portalet e ndryshme kanë publikuar një deklaratë të vetë aktorit, sipas të cilës thuhet se, nuk është gjendje alarmante në lidhje me shëndetin, por një situatë që kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. “Kam një ftohje të vjetër, që më rikthehet herë pas here. Si pasojë mushkëria ka krijuar një masë, që duhet hequr. Por meqë në Shqipëri nuk janë mjetet e nevojshme për këtë ndërhyrje, me ndihmën e një fondi do të mund të realizohet në Gjermani. Pas dhjetë ditësh do të jem sërish në Tiranë”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 60 vjeçari ikonë e kinemasë dhe teatrit shqiptar.