Deklaronte se koronavirusi është budallëk, 37 vjeçari humb jetën nga Covid-19

Të shumtë kanë qenë qytetarët që ndonëse bota është gjunjëzuar ndaj koronavirusit, ata nuk kanë ndjekur rregullat për t’u mbrojtur nga virusi.

Një 37 vjeçar nga zona e Ohio në SHBA ka humbur jetën nga koronavirusi. Prej një kohe të gjatë, ai deklaronte se pandemia është thjesht një “budallëk”.

37 vjeçari i identifikuar si Richard Rose ka humbur jetën 4 ditë pasi doli pozitiv me koronavirus. Ai refuzonte të mbante maskën dhe ky veprim i mori jetën.