Deklaroi se u largua nga “Përputhen” pasi s’pranoi të bëhej “lodër” e saj, plas sherri mes Beartit dhe autores

Pak ditë më parë Beart Rexhepi konkurrent i Për’puthen publikoi një status ku tregonte se nuk do te jetë më pjesë e programit për arsye personale.

Nga ana tjetër, ditën e djeshme në një status të gjatë po në Instagram Bearti ka treguar edhe arsyen e largimit nga ky emision.

Sipas ish-konkurrentit, ndër të tjera ai nuk ka pranuar të bëhet “lodër” e autores Olsa Muhameti dhe për këtë i është dashur të largohet.

Mbrëmjen e djeshme, në një status të gjatë në Instagram, Muhameti ka folur për situatën me Beartin duke treguar se ndaj saj dhe programit po abuzohet edhe nga konkurrentët.

Ajo shkruan se ndaj konkurrentit nga Kosova [referuar Beartit] ka nisur një proçes juridik për thyerje të kontratës dhe dezinformim a deklarata të pavërteta të shprehura në publik.

“Unë nuk jam mësuar të vjell vrer lart e poshtë, por i qëndroj parimeve të mia”, – shkruan autorja e Për’puthen. “Një pjesë e tyre [konkurrentëve] bëhen të suksesshëm shumë, një pjesë më pak. Disa prej tyre i transformon fama, disa, nëse nuk marrin atë që duan largohen nga program”.

Më poshtë mund të gjeni deklaratat e plota të autores së programit, dhe ana tjetër presim nëse kjo situatë mes tyre do të shkojnë në bankat e gjykatës apo jo.