Deklaroi hapur biseksualitetin, Gugu i jep fund beqarisë

Këngëtarja Merita Haxhia, që njihet në muzikë si Gugu është rikthyer sërish në rrjetet sociale pas një mungese të gjatë. Përveç një seti fotosh ku shfaqet provokuese, ajo ka dhënë lajmin se tashmë i ka dhënë fund beqarisë. Gugu postoi dy foto, një me robdishambër dhe një me emoji unaze fejese, ku i drejtohej njëriut të zemrës me fjalët: “Nusja jote”. Komentuesit vërshuan me urimet e tyre, të cilëve ajo u është përgjigjur me mirësjellje. Nuk dihet kush është personi, me të cilin Gugu ka vendosur të hedhë këtë hap. Kujtojmë që këngëtarja e këngës “S’jemi më”, pak kohë më parë deklaroi biseksualitetin e saj hapur në media, duke u shprehur se i pëlqejnë njësoj si meshkujt ashtu dhe femrat./Story.al/