Deklarata e re e Teas ‘trazon’ Andin e Melisën, befasojnë në rrjete sociale
Tea Trifoni ka thyer heshtjen pas ndarjes nga Bearti, duke rrëfyer arsyet që e çuan në këtë vendim.
Ajo tha se lidhja me Beartin u bë toksike, pasi ata ishin në çdo moment pranë njëri-tjetrit dhe se ai ishte xheloz e kishte pasiguri.
Po ashtu, Tea theksoi se edhe Andi kishte lidhje të fshehtë me një vajzë, e meqë Melisa ka qenë emër shumë i lakuar për lidhje të mundshme me të, të gjithëve u shkoi mendja tek emri i saj.
Pas kësaj deklarate, Melisa reagoi përmes një postimi ku shpërndau shprehjen ku thuhej: “Zemra ime është shumë e lodhur”.
Më pastaj, ajo vendosi që të ‘zhduket’ nga Instagrami, duke e mbyllur llogarinë. Në anën tjetër, reagime erdhën edhe nga ana e Andit, i cili tha se së shpejti do ta tregojë të vërtetën e tij për gjithë këtë situatë.