Deklarata e fortë e Krist Aliajt për çiftin Romeo-Heidi: “E shpifur…”
Ish-finalisti i sezonit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Krist Aliaj, ishte i ftuar në studion e “Fan Club” për të komentuar ndodhitë e fundit të reality show-t.
Ai u ndal edhe te romancat e këtij sezoni, ku duke iu referuar marrëdhënies së Romeos dhe Heidit, tha se “ia kanë shpifur”.
Sipas tij, banorja po përfiton nga Romeo teksa e quajti edhe “narciste të frikshme”.
“Jam i vetmi apo mua më janë shpifur romancat. Big Brother VIP bashkohet me situatat e Për’puthen. Nuk besoj te lidhja e Heidit dhe Romeos, është bërë makineri. Për mua Heidi më duket një narciste e frikshme që nuk ka lidhje me Romeon.
Meshkujt e këtij edicioni janë shumë viktimë, në naivitet e madje edhe në fizik më duken viktimë. Unë shikoj një italo-shqiptarizëm, këto vajzat që vijnë nga Italia bëhen më skuthe”, tha ai.
bordo.al