“Déjà vu” në dasmën mbretërore, e ftuara me të njëjtën veshje si “Meghan Markle” në film

Zhurma e dasmës mbretërore në Kështjellën Windsor të princit Harry me Meghan Markle ishte shumë e madhe në mbarë botën, por vëmendje të posaçme para ceremonisë mori filmi bazuar në marrëdhënien e çiftit dhe historinë e tyre të dashurisë. “Harry dhe Meghan: Një romancë mbretërore” ishte realizimi kinematografik që mori komente të befasishme pozitive, sidomos duke pasur parasysh paraardhësit e saj (të ashtuquajturit “William dhe Catherine: Një romancë mbretërore”), që mori vetëm kritika. Ata që e ndoqën filmin për shijuar atmosferën e dasmës mbretërore mund të kenë pasur një ndjesi “déjà vu” në ditën e madhe, kur një mikeshë e ceremonisë u pa e veshur me të njëjtën veshje si Meghan Markle (ose të paktën, Parisa Fitz-Henley, pra Meghan në film) që kishte veshur në skenën e paharrueshme, ku ajo takon Mbretëreshën për herë të parë. Një përdorues Twitter-i ishte i pari që vuri në dukje veshjen e gruas gjatë transmetimit të ceremonisë së dasmës nga CBS News, duke hapur debat në lidhje me faktin nëse kjo ishte një zgjedhje e qëllimshme nga e ftuara. “OMG! Një nga të ftuarat është shfaqur me veshje të njëjtë të Meghan, kur u takua me mbretëreshën në filmin për romancën e tyre”, ishte statusi që vinte në dukje këtë fakt. Për më tepër, mysafirja e mistershme nuk ishte e vetme, pasi më vonë u fol se një tjetër grua mbante të njëjtën veshje. Dasma e Harry me Meghan ishte e mbushur nga yje të famshëm, për shkak të karrierës së nuses në industrinë e showbiz-it botëror. Përveç protagonistëve të serialit “Suits”, në ceremony ishin të pranishëm tenistja Serena Williams, çifti Beckhams, Oprah Winfrey, Tom Hardy, etj. Historia e filmit më të komentuar të momentit, sjell romancën përrallore të princit Harry (Murray Fraser e Loch) dhe Meghan Markle (Jessica Jones “Parisa Fitz-Henley), që nga momenti kur u takuan në Kanada, përmes udhëtimit të tyre sekret, problemeve që hasën gjatë atyre muajve deri në momentin kur marrëdhënia e tyre u bë publike. Në një moment, Harry i thotë të dashurës së re: ”Nuk kam nevojë për jetën time që të jetë vetëm foto perfekte mbretërore. Unë vetëm nevojë për ty!”./Story.al/