“I dehun jam, këmbët s’më mbajnë”, Getoar Selimi i rrëfen lëngatën e dashurisë Flori Mumajesit

Kur dyshja e artistëve Getoar Selimi dhe Flori Mumajesi njoftuan se do të vinin me një bashkëpunim, të gjithë ishim sy e vesh për të dëgjuar hitin e ri të kësaj vere, duke pasur parasysh dyshen që do e realizonte këtë projekt. Pasi kënga dhe videoklipi “Dashni me raki” u publikua nuk u zhgënjyem aspak. Një këngë ritmike dhe verore që do kërcehet nga të gjithë në club-e. Por ka një detaj në këngë që mund t’ju ketë shpëtuar. Djemtë kanë vendosur që pjesë të tekstit të bëjnë edhe një fjali nga kënga e famshme e Nexhmie Pagarushës, “E dehur jam”, shkruan Who.”I dehum jam, këmbët s’më mbajnë”- thotë Getoari në një pjesë të tekstit të tij, duke ruajtur të njëjtën melodi si në versionin origjinal të këngës, duke e kombinuar më pas në mënyrë perfekte dhe shumë modern me melodinë e këngës së tyre. Flori dhe Geti, janë të dytët pas Era Istrefit që frymëzohen nga e madhja Nexhmije Pagarusha. E si mund të këndosh për rakinë e mos të të kujtohet “E dehur jam”.